Franca rivendos karantinë kombëtare nga e premtja

Presidenti francez Emmanuel Macron ka vendosur një bllokim të ri mbarëkombëtar në Francë ndërsa rastet e Covid-19 në vend rriten.

Masat e reja ngjajnë me izolimin tetë-javor që Franca zbatoi në pranverë, kur shtrimet në spital dhe vdekjet e shkaktuara nga COVID-19 arritën kulmin.

Një dokument i nënshkruara do të jetë përsëri i nevojshme që njerëzit të largohen nga shtëpia dhe lëvizja mes rajoneve nuk është më e lejuar. Qytetarët mund të largohen nga shtëpia vetëm për të blerë produkte të domosdoshme, për të kërkuar kujdes mjekësor ose për të bërë ushtrime për 1 orë.

“Është detyra ime të mbroj të gjithë francezët.Vendi do të qëndrojë i mbyllur, të paktën deri më 1 dhjetor. Deri në mes të nëntorit do të kemi 9 mijë pacientë në reanimacion. Duhet të mbledhin forcat për ta përballuar,” u shpreh Macron.

Por ndryshe nga bllokimi i mëparshëm, shumica e shkollave duhet të qëndrojnë të hapura, tha Macron, ndërsa universitetet do t’i kthehen mësimit në internet dhe puna nga shtëpia do të përgjithësohet.

Vizitat në shtëpitë e kujdesit do të lejohen ende, ashtu si edhe funeralet, tha Macron.

Franca sapo ka raportuar 523 vdekje të reja nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara, numri më i lartë ditor që nga prilli, kur virusi ishte më i ashpër. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Franca numëron rreth 1.2 milion të infektuar dhe 35,541 viktima.

LEXO EDHE:

Back to top button