Franca siguron dozat e para të vaksinës kundër Covid-19

Dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech mbërritën ditën e sotme në Francë në farmacinë qendrore të sistemit spitalor të Parisit.

- Advertisment -

Sipas The Guardian, injektimet do të fillojnë të dielën në dy shtëpi për të moshuar, në të njëjtën ditë kur pjesa tjetër e BE-së do të fillojë me vaksinimet.

Një kamion me frigoriferë solli afërsisht 19, 500 doza nga Belgjika në Paris, raportuan autoritet përkatëse duke e cilësuar njëherësh si momentin historik në pandemi.

Vaksinat do të dorëzohen në një njësi të kujdesit afatgjatë në një spital në Sevran, jashtë kryeqytetit, dhe tek një shtëpi kujdesi në Dijon në Francën lindore.

Të hënën Agjencia Evropiane e Barnave i dha ‘dritën jeshile’ përdorimit të vaksinës Pfizer-BioNTech për vendet e Bashkimit Evropian.

LEXO EDHE:

Back to top button