Francë, brenda 24 orëve regjistrohen mbi 21 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 21.703 raste të reja me COVID-19, transmeton.

- Advertisment -

Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, bëhet e ditur se vazhdon rritja e rasteve ditore me COVID-19.

Me 21.703 rastet e reja, numri i rasteve në vend ka arritur në 2.727.321, ndërsa me 277 vdekje në 24 orët e fundit, bilanci i viktimave ka arritur në 66.841.

Në spitale gjatë 7 ditëve të fundit vazhdojnë trajtimin 7.736 persona, prej të cilëve 1.171 ndodhen në kujdes intensiv.

Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në vend është njoftuar të jetë 5,7 për qind.

LEXO EDHE:

Back to top button