Francë: Gjendet trupi i një vajze pesëvjeçare në një qese plehrash, arrestohet një adoleshente
Francë: Gjendet trupi i një vajze pesëvjeçare në një qese plehrash, arrestohet një adoleshente

Policia franceze ka arrestuar një adoleshente pasi një vajzë pesëvjeçare u gjet e vdekur në një qese plehrash në lindje të vendit, thanë autoritetet lokale dhe mediat.
Mother of girl (5) found dead in garbage bag in France “devastated with grief”, suspect was already placed after “pedophile behavior”https://t.co/dxMEOT13XH
— Meta Jaun News (@MetaJaunNews) April 26, 2023
“Vajza u gjet e pajetë në banesë”, tha Michel.
Sipas të përditshmes rajonale Le Republicain Lorrain, viktima u gjet në një qese plehrash në një apartament rreth njëqind metra larg shtëpisë së saj. Një burim pranë hetimeve, i cili nuk deshi të përmendet emri, tha se adoleshenti u arrestua në banesën ku u gjet trupi i vajzës.
Michel tha se i dyshuari, i cili është “15 ose 16 vjeç”, ishte i njohur për autoritetet për “akte që lidhen me abuzimin seksual” të fëmijëve. Le Republicain Lorrain shkruan se adoleshentja vuante nga probleme psikologjike dhe ishte në një “institucion të specializuar” deri pak javë më parë.