Francë, hiqet kufizimi i plotë i shtetrrethimit pas orës 20:00

Franca doli zyrtarisht sot nga një kufizim i dytë duke u zëvendësuar tashmë nga një shtetrrethim nga ora 20:00 (19H00 GMT) deri në orën 06:00 (05:00 GMT).

Ajo do të hyjë në një fazë të rihapjes së pjesshme që parashikon, të paktën deri më 20 janar, që restorantet, baret dhe ambjentet kulturore të qëndrojnë të mbyllura.

Në logjikën e kësaj rihapjeje jo të plotë, duke pasur parasysh që qëllimi i një maksimumi prej 5 000 infekstimesh ditore nuk është arritur (ato aktualisht janë rreth një mesatare prej 11 000) autoritetet shpallën një shtetrrethim duke nisur nga sot.

Qeveria konfirmoi sot se nuk mund të garantonte që baret, restorantet, kinematë dhe teatrot do të rihapen, ashtu siç ishte menduar deri tani, më 20 janar.

“Kjo do të varet nga mënyra se si ne do të kalojmë sezonin e festave”, deklaroi kryeministri Jean Castex për radion ”Europa 1”.

Kryeministri, Jean Castex u sugjeroi prindërve të mos i dërgonin fëmijët e tyre në shkollë të enjten dhe të premten, para pushimeve të Krishtlindjeve, për të kufizuar rreziqet e kontaminimit disa ditë më vonë.

LEXO EDHE:

Back to top button