Francë: Protesta, kërkohet drejtësi për adoleshentin
Francë: Protesta, kërkohet drejtësi për adoleshentin

Kanë vijuar protestat në disa qytete të Francës pas vrasjes së një adoleshenti nga ana e policisë teksa nuk iu bind një urdhri për të ndaluar makinën. Protesta e fundit ishte edhe më e madhe dhe më e dhunshme ku në disa raste u rrezikua dhe jeta e banorëve të thjeshtë. Në Naterres, manifestuesit i printe nëna e 17 vjeçarit Nahel e cila kërkonte drejtësi për djalin e saj. Autoritetet u angazhuan për të përballuar çdo situatë të mundshme. Më shumë se 40 mijë policë u dislokuan në rrugë, teksa transporti publik u pezullua pas orës 21:00.
Në rrethinat e Parisit u vendos dhe gjendja e shtetrrethimit. Në Nanterre një bankë u dogj teksa flakët kërcënuan shtëpitë pranë. Në Marsejë pati përleshje mes protestuesve dhe policisë në Portin e Vjetër, i evakuuar nga policia. Trazira gjithashtu u regjistruan në qendër të Parisit, ku të paktën njëqind njerëz me fytyrën e mbuluar plaçkitën dyqanet e qendrës tregtare Les Halles. Më shumë se 255 persona u arrestuan në të gjithë vendin gjatë natës. Por situata nuk është e destinuar të përmirësohet. Në netët e ardhshme pritet një përhapje e dhunës, ku objektiv mund të jenë dhe forcat e policisë.