Francë, regjistrohet rasti i parë me variantin e ri të koronavirusit

Varianti i ri më ngjitës i koronavirusit të ri (COVID-19) u zbulua edhe në Francë tek një person që ka pasur kontakt me Britaninë.

Në një deklaratë nga Instituti i Shëndetit Publik thuhet se lloji më ngjitës i COVID-19 u has në një francez i cili erdhi në Tours të Francës më 19 dhjetor nga Londra. Siç thuhet, megjithëse personi në fjalë nuk ka shfaqur simptoma, ai është karantinuar dhe kanë filluar hetimet për të identifikuar personat me të cilët ai mund të ketë pasur kontakt.

Siç theksohet, varianti i ri i virusit mund të haset edhe te persona të tjerë në vend që nga sot dhe se virusi ngjitet dhe depërton shpejt në qelizat e njeriut.

Departamenti i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar kishte njoftuar zbulimin e një varianti të ri më infektues të COVID-19, me çka shumë vende, përfshirë Turqinë, vendosën kufizime në udhëtimet me Britaninë.

LEXO EDHE:

Back to top button