Francë, sindikatat bëjnë thirrje për një grevë të re të martën

Francë, sindikatat bëjnë thirrje për një grevë të re të martën

Në ditën e dhjetë nga fillimi i mobilizimeve, sindikatat franceze po thërrasin punëtorët në grevë të martën për të demonstruar kundër reformës së sistemit të pensioneve të vendit të promovuar nga presidenti Macron.

Greva do të ndihet veçanërisht në sektorët e transportit dhe arsimit, ndërkohë që tashmë vërehen probleme në sektorin e energjisë me disa pika karburanti.

Autoritetet policore vlerësojnë se protestat do të jenë sërish masive dhe, siç është paralajmëruar, rreth 13 mijë policë do të jenë në gatishmëri.

Presidenti Emmanuel Macron u takua sot me kryeministren Elisabeth Bourne dhe përfaqësuesit parlamentar të partive pro-qeveritare. Presidenti francez akuzoi drejtpërsëdrejti partinë e majtë se po nxit aktet e dhunës dhe dëshiron të delegjitimojë institucionet e vendit, ndërsa favorizon dialogun e qeverisë me sindikatat. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button