Francës i mjaftojnë vetëm 2 gola për fitore

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore në udhëtim te Kombëtarja e Kazakistanit. Franca fitoi me rezultat 0 – 2, me dy golat që u realizuan ne pjesën e parë. Fillimisht, Ousmane Dembele realizoi për 0 – 1, pas asistimit të Martial (19′), ndërsa, golin e dytë që njëkohësisht ishte i fitores e shënoi lojtari i Kazakistanit Maily (44′).
Franca kishte edhe rastin e artë të realizoi golin e tretë, por nga pika e bardhë dështoi të shënojë Kylian Mbappe (75′). Franca me këtë fitore rimerr kreun me katër pikë, derisa Kazakistani renditët në fund pa pikë.