Frankfurti e Xhirona rivalizojnë Barceloën për “tulipanin” e mesfushës

“Fantazisti” holandez, Doni van de Bek u transferua me shumë bujë, gjatë verës së vitti 2019, nga Ajaksi drejt “Djajve të Kuq” të Man. Junajtedit, me këta të fundit, që derdhën plot 39 milionë euro, në arkat e “gjigantëve” holandezë, mirëpo gjithçka shkoi ters për të në Premier Ligë.

Mirëpo, edhe pse tashmë ka hyrë në sezonin e tij të katërt dhe në stol është ish-tekniku i tij, Erik ten Hag, sërish “tulipani” i mesfushës nuk po arrin të tregojë cilësitë e tij, në fushën e blertë, teksa ka arritur të luajë vetëm pak minuta, në dy ndeshje këtë sezon, një në Premier Ligë e një në Liga Kupën e ANglisë dhe për këtë aryse e ardhmja e holandezit shihet larg “Old Trafford”,

“Fantazisti” 26-vjeçar është në “radarët” e “katalanasve” të Barcelona dhe jo vetëm, pasi për holandezin e mesfushës interesohen gjithashtu edhe Aintraht Frankfurti, si dhe “surpriza” e këtij sezoni, në La Liga, Xhirona, ekipe të cilat ndryshe nga “blaugranat” mund t’i ofrojnë ish-“yllit” të Ajaksit, pozicionin e titullarit.

LEXO EDHE:

Back to top button