Franko Baresi shpjegon se si mund të ndalohet Osimheni i Napolit

Franko Baresi, zëvendëspresident nderi i Milanit, foli për “Sky Sport” mbi shortin e Ligës së Kampionëve, që i përballi “kuqezinjtë” me Napolin në çerekfinale.

“Ne jemi të lumtur që kemi ardhur deri këtu. Jemi krenarë për atë që ka bërë skuadra. Liga e Kampionëve të jep emocione dhe stimuj të tjerë. Më vjen keq që do të ketë një derbi italian, sepse njëra nga dy skuadrat do të duhet të ndalojë. Do të jetë ndryshe nga zakonisht.

Do të takojmë një ekip që të njeh dhe e njeh mirë, edhe nëse në një atmosferë krejt tjetër. Është Liga e Kampionëve, nëse dëshiron të shkosh deri në fund, duhet të përballesh edhe me këto pengesa.

 

Si do ta markonte Baresi një sulmues si Osimhen?

 

“Në krosimet nuk duhet të tërhiqesh nga topi, por shiko lojtarin, qëndro pranë tij. Shumë herë mjafton edhe një goditje për ta bërë atë të kërcejë më pak mirë. Do të duhet të përpiqemi ta mbajmë larg zonës, por Napoli nuk ka vetëm atë, ka shumë lojtarë cilësorë dhe për momentin është në top-formë. Nuk është vetëm Osimhen, ne respektojmë futbollin që luan Napoli.

LEXO EDHE:

Back to top button