Franko Foda shpalos listën me 2 emrat e rinj, para sfidave të Ligës së Kombeve

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Franko Foda e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë dhe Qipros, më 6 dhe 9 shtator. Në listën e përzgjedhësit Foda janë 25 futbollistë, teksa krahas listës kryesore janë edhe disa futbollistë në listën rezervë dhe varësisht nga rrethanat ata do të mund të përfshihen në kombëtare.

Rrisi në listën e Fodës është emri i mesfushorit Elvis Rexhbeçaj, si dhe sulmuesit të ri Eliot Bujupi, i cili ka luajtur më parë me Kosovën U-19.

“Dardanët” i nisin përgatitjet për këto dy ndeshje të hënën, me stërvitjen e parë që do të zhvillohet në orën 17:45.  Në të njëjtën ditë, paraprakisht përzgjedhësi Foda, do të mbajë konferencë për media në hotel ‘Emerald’ në orën 13:00. Kosova është pjesë e Grupit 2 në Ligën C, ku përpos Rumanisë e Qipros do të përballet edhe me Lituaninë.

LEXO EDHE:

Back to top button