Foda publikon listën e futbollistëve të ftuar të Kosovës, për ndeshjet e muajit nëntor

Përzgjedhësi Franko Foda ka publikuar tashmë listën për dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së Kosovës në muajin nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” do t’i luajnë dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, ku fillimisht do të përballet me Rumaninë në udhëtim me 15 nentor, pastaj ndaj Lituanisë në Prishtinë më 18 tetor.

Për këto dy ndeshje shumë të vlefshme, përzgjedhësi Franko Foda ka vendosur t’i ftojë 24 futbollistë, ndërsa 10 lojtarë tjerë janë në listën rezervë. Në këtë listë emri i vetëm i ri është ai i sulmuesit të Dinamo Sitit, Baton Zabërgja, teksa është rikthyer Bersant Celina dhe mungon ‘prurja’ e re Vesel Demaku.

LEXO EDHE:

Back to top button