Frederik Vaseur: Te Ferrari nuk garojmë për të qenë të dytët

Në Barcelonë, Ferrari u ngjit për të tretë herë në podium këtë sezon të Formula 1. Rezultat që i dha vendin e dytë në renditjen e konstruktorëve, pas MekLaren dhe përpara Mercedesi e Red Bull-it. Frederik Vaseur vlerësoi përparimin e ekipit për sa i përket performancës dhe rezultateve, por nuk ishte i kënaqur me vendin e dytë. Ai vlerësoi disa risi që skuadra ka sjellë së fundi, duke ndihmuar pilotët në pistë.
“Edhe nëse ato ndihen pak mund të bëjë një ndryshim të madh për sa i përket rezultateve, sidomos karshi Mercedes e Red Bull. Ndërsa MekLaren mbetet ende 2-3 të dhjetat përpara nesh”, tha Vaseur.
“Me gomat kemi ende probleme, por në Kanada do të jetë një histori tjetër. Asfalti do të jetë ndryshe, do të jetë më i ftohtë dhe këndet do të jenë të ndryshme. Ne nuk duhet të mendojmë se çfarë do të jemi të ndryshëm nga Barcelona“, shtoi francezi.
Më pas, drejtorit të ekipit foli për zhgënjimin e Hamilton në fund të garës.
“Nuk ka nevojë për polemika. Unë di të them se kemi bërë hapa përpara, por te Ferrari nuk garojmë për të qenë të dytët”.