Frederiksen: Danimarka do të rihapet kur të vaksinohen mbi 50-vjeçarët

Danimarka, në një bllokim të pjesshëm prej tre muajsh, planifikon të rihapet pothuajse plotësisht kur të jenë vaksinuar të gjithë personat mbi 50 vjeç, në teori në fund të majit, njoftoi sot ekzekutivi.

Kryeministrja Mette Frederiksen paraqiti mbrëmjen e së hënës vonë një plan për rihapjen graduale të kolegjeve dhe gjimnazeve, dyqaneve, restoranteve dhe bareve, bibliotekave, muzeve dhe kinemave, brenda gati dy muajve.

“Me disa përjashtime, shoqëria daneze duhet të jetë në gjendje të hapet, kur kushdo mbi moshën 50 vjeç të jetë vaksinuar, që do të thotë në fund të majit në kalendarin aktual të autoriteteve shëndetësore”, tha Frederiksen.

Nga 6 prilli, nxënësit e kolegjeve dhe shkollave të mesme do të ndjekin mësim fizik çdo javë të dytë, ndërkohë që shkollat fillore u rihapën muajin e kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button