Freedom House: Maqedonia e Veriut është vend pjesërisht i lirë

“Freedom House”: Maqedonia e Veriut është vend pjesërisht i lirë

Maqedonia e Veriut mbetet vend pjesërisht i lirë thuhet në raportin e Freedom House për vitin 2024. Vendi nuk ka shënuar progres në pozicionin e saj në krahasim me vitin paraprak. Në raport thuhet se vendi vazhdon të luftojë me korrupsionin, ndërkohë që media dhe shoqëria civile marrin pjesë në diskurs publik të fuqishëm, gazetarët dhe aktivistët ende përballen me presion dhe frikësim. Maqedonia, sikurse si vitin e kaluar, ka 67 nga gjithsej 100 pikë. Organizata me bazë në Uashington përdor një sistem zero deri në njëqind pikë për matje, duke renditur vendet në mbarë botën si të lira, pjesërisht të lira dhe jo të lira. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button