Frekuentim i shtuar në pikat kufitare, mijëra qytetarë jashtë vendit për festat
Frekuentim i shtuar në pikat kufitare, mijëra qytetarë jashtë vendit për festat

Gazetare: Ajnur Bafqari
Gjatë festave në fillim të vitit është rritur fluksi i hyrjeve dhe daljeve nga shteti. Vetëm për 3 ditë vendin e kanë braktisur 125.426 persona, ndërsa në vend kanë hyrë 98.055 qytetarë vendas dhe të huaj. Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme i referohen periudhës nga data 5 deri mesditën e 8 janarit dhe i përfshijnë të gjitha pikat kufitare në vend. Pika kufitare më e frekuentuar ishte ajo e Tabanocit, ku brenda këtyre ditëve kanë hyrë mbi 17 mijë persona, ndërsa kanë dalë mbi 45.500. Përmes Aeroportit Ndëkombëtar në Shkup kanë hyrë mbi 10 mijë qytetarë, ndërsa kanë ikur mbi 18 mijë.
MPB
1.Pika kufitare “Bogorodicë”
Hyrje e udhëtarëve: 10.514 ( vendas – 2.647 dhe të huaj 7.867)
Dalje e udhëtarëve :11.730 (vendas – 5.771 dhe të huaj 5.959)
2.Pika kufitare “Mexhitlija”
Hyrje e udhëtarëve: 5.159 ( vendas- 1.558 dhe të huaj 3.601)
Dalje e udhëtarëve: 6.602 (vendas- 3.365 dhe të huaj 3.237)
3. Pika kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”
Hyrje e udhëtarëve: 10.066 (vendas 6.788 dhe të huaj 3.278)
Dalje e udhëtarëve: 18.135 (vendas 7.695 dhe të huaj 10.440)
4. Pika kufitare “Tabanovc”
Hyrje e udhëtarëve 17.326 (vendas 8.586 dhe të huaj 8.740)
Dalje e udhëtarëve 45.545(vendas 31.016 dhe të huaj 14.529)
5. Pika kufitare “Bllacë”
Hyrje e udhëtarëve: 29.661 (vendas 5.214 dhe të huaj 24.447)
Dalje e udhëtarëve: 16.633 (vendas 11.536 dhe të huaj 5.097)
6.Pika kufitare “Bellanovc”
Hyrje e udhëtarëve: 3.225 (vendas 1.679 dhe të huaj 1.546)
Dalje e udhëtarëve: 3.235 (vendas 2.268 dhe të huaj 967)
7. Pika Kufitare “Pelincë”
Hyrje e udhëtarëve 343 ( vendas 192 dhe të huaj 151)
Dalje e udhëtarëve 2.457 (vendas 1.858 dhe të huaj 599)
Agjencitë turistike njoftojnë se ditët e festave qytetarët i kanë shfrytëzuar për të udhëtuar drejt Evropës, ndërsa për Krishlindjet ortodokse, më së shumti kanë vizituar qendrat dimërore në Serbi, Bullgari dhe brenda vendit.
“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut për festat e fundvitit më së shumti kanë udhëtuar nëpër Europë, Athinë, Bukuresht, Budapest, Budvë, Beograd, Zagreb dhe Vienë. Ndërsa për festat e Krishlindjes më së shumti i kanë shfrytëzuar qendrat dimërore në Serbi, Bullgari dhe tek ne”, thonë nga një Agjenci Turistike.
Si zakonisht edhe në këtë fundvit mijëra mërgimtarë zgjodhën vendlindjen për festat. Shkuarja e tyre zhduki gjallërinë sidomos te bizneset. /Alsat.mk