Frenki De Jong, jashtë terrenit deri në muajin nëntor?!
Frenki de Jong mund të mungojë deri në nëntor, pasi që ka pësuar një lëndim në fitoren e Barcelonës kundër Selta Vigos me rezultat 3-2. Holandezi u zëvendësua pas gjysmë ore vonë për shkak të një problemi që pati në gju.
Sipas asaj që raporton “SPORT”, gjendja është më e vështirë së sa është menduar fillimisht për De Jong dhe ai tani pritet që të mungojë deri në muajin nëntor. Barcelona arriti që të fitojë tri pikë pa holandezin, por lëndimi i tij është një shqetësim i madh pasi që skuadrës i mungon edhe Pedri, i cili nuk pritet të kthehet deri pas ndeshjeve të kombëtarëve në tetor.
Me ndeshjet kruciale që pritet të ndodhin në vjeshtë si ajo kundër Portos dhe Real Madridit muajin e ardhshëm, humbja e De Jong, i cili ka pasur paraqitje fenomenale deri me tani këtë sezon, është një goditje e madhe për skuadrën e Barcelonës dhe Çavin.
Barcelona do të këtë një ndeshje jashtë kundër Majorkas të martën më 26 shtator. Megjithatë, ata do të duhet të udhëtojnë pa dy mesfushorët e tyre kryesor, Pedri dhe De Jong.







