Frikë mos humbin mandatin, 10 deputet serbë paraqiten në Kuvendin e Kosovës

Frikë mos humbin mandatin, 10 deputet serbë paraqiten në Kuvendin e Kosovës

Nëntë deputetët e Listës Serbe si dhe një deputet tjetër serb që kanë dhjetë vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës janë kthyer në seancë.

Ardhja e tyre shërben vetëm për të ruajtur mandatet qe mund të digjen nëse nuk marrin pjesë të paktën një herë në 6 muaj.

Hera e fundit qe këta deputetë u panë në punimet e Kuvendit ishte në fillim të muajit shkurt.

Këta dhjetë deputetë u bënë pjesë e Kuvendit në nëntor te vitit 2022 pasi praktikisht dhjetë të tjerë kishin dhënë dorëheqje.

Edhe pse kontributi i tyre është zero, deputetët serbe qe morën mandatet e tyre janë paguar deri më tani mbi 300 mijë euro. Pasi u nënshkruan, qëndruan për pak në seancë dhe më pas u larguan.

LEXO EDHE:

Back to top button