Frikë tek Juventus, Poll Pogba braktis stërvitjen

Skuadra e Juventusit, pas miqësores me Çivas në Las Vegas, është larguar të premten në mbrëmje nga Nevada për të shkuar në Kaliforni, më saktësisht në Los Anxhelos, ku do të vazhdojë turin amerikan me disa ditë stërvitje në pritje të miqësores me Barcelona-n, natën mes 26 dhe 27 korriku në Dallas, Teksas. “Bardhezinjtë” janë stërvitur në Loyola Marymount University, kolegj katolik i Los Angeles që ka vënë në dispozicion të Juventus-it fushat dhe palestrën.

Pikërisht këtu, gjatë starvitjes së pasdites kaliforniane, ka ardhur një lajm i keq për “Zonjën e Vjetër”, që është raportuar edhe nga “Gazzetta dello Sport”, sepse Pogba është ndalur në një moment dhe ka qenë i detyruar ta braktisë para kohe seancën duke çaluar për shkak të një dhimbje në gju.

Megjithatë, mesfushori francez ka bërë me shenjë se ishte mirë për të qetësuar trajnerin Allegri dhe shokët e skuadrës. Me pak fjalë, dëmtimi nuk duhet të jetë serioz.

Megjithatë, gjendja e lojtarit do të vlerësohet në orët e ardhshme në mënyrë më të detajuar dhe do të kuptohet realisht serioziteti i dëmtimit.

LEXO EDHE:

Back to top button