Frontex në ndihmë të Lituanisë për përballimin e fluksit të migrantëve nga Bjellorusia

Agjencia e Mbrojtjes së Kufirit të BE-së, Frontex po dërgon ndihmë në Lituani, që po përballet me një fluks të madh migrantësh nga Bjellorusia.

“Frontex ndodhet këtu për të ndihmuar Lituaninë”, u tha kreu i Frontex, Fabrice Leggeri, zyrtarëve lituanezë, sipas komenteve të raportuara nga agjencia e lajmeve BNS.

Lituania, që ka një kufi gati 680 kilometra me Bjellorusinë, është goditur veçanërisht rëndë.

Ajo akuzon Bjellorusinë për lejimin e qëllimshëm të migrantëve përtej kufijve të saj.

Refugjatët vijnë kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka kërcënuar vazhdimisht se vendi i tij do të lejojë refugjatët nga zonat e luftës të kalojnë dhe të hyjnë në BE.

Masa e tij vjen si përgjigje e sanksioneve të vendosura ndaj Minskut për shkak të shqetësimeve në lidhje me zgjedhjet e vitit të kaluar dhe mënyrës se si Minsku ka goditur njerëzit që protestojnë kundër Lukashenkos.

Vizita e Frontex sot ishte kryesisht për të parë nga afër situatën, në mënyrë që të vlerësojë më mirë se çfarë ndihme do t’i duhet Lituanisë.

LEXO EDHE:

Back to top button