Fronti Evropian akuzon qeverinë VMRO-VLEN për bllokimin e rrugës evropiane të vendit si dhe deshqiptarizim të institucioneve
Fronti Evropian akuzon qeverinë VMRO-VLEN për bllokimin e rrugës evropiane të vendit si dhe deshqiptarizim të institucioneve

Gazetare: Ajnur Bafqari
Opozita shqiptare akuzon pushtetin për bllokimin e rrugës eurointegruese dhe kapje të gjyqësorit. Në emër të Frontit Evropian, Ziadin Sela theksoi se Qeveria VMRO-DPMNE dhe VLEN po e mban peng ardhmërinë e qytetarëve dhe perspektivën evropiane të vendit. Fronti pret që 2025-ta ta gjejë vendin me ndryshime kushtetuese dhe sa më afër BE-së.
“Ata që i dëgjoni me gojën plot, drejtësi e luftë e kundër korrupsionit mos keni asnjë dilemë të nderuar qytetarë, se drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit do të jetë më afër sa më afër të jemi Bashkimit Evropian. Gjithsecili i cili bllokon proceset eurointegruese, nuk flet për drejtësi, flet për marrjen peng dhe partizimin e drejtësisë dhe shndërrimin e drejtësisë në diçka që e kemi parë edhe në të kaluarën”, deklaroi Ziadin Sela, Fronti Evropian.
Fronti Evropian akuzon se gjatë qeverisjes VMRO-VLEN, po bëhet deshqiptarizimi I institucioneve, ndërsa Gjykata Kushtetuese po shfrytëzohet për zbatimin e programit të VMRO-DPMNE-së.
“Servilizmi kishte për qëllim deshqiptarizimin e institucioneve, largimin nga puna të bashkësive tjera etnike dhe edhe që kulminoi pastaj me heqjen e të drejtës së përkatësisë etnike. Të shumta janë veprimet të cilat qeveria aktuale i ka bërë duke shfrytëzuar mekanizmat, siç në këtë rast është gjykata kushtetuese. Nëpërmjet kushtetues Qeveria po implementon programin e saj, të gjithë këto që po ndodhin janë të parapara në programin e VMRO-DPMNE-së”, shtoi Ziadin Sela, Fronti Evropian.
Fronti Evropian numëron si arritje të opozitës ndalesën për abrogimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, bllokimin e ligjit për branitellat si dhe atë për shkollat e mesme ku parashikohej intonimi i himnit në fillim dhe në fund të vitit shkollor. /Alsat.mk