Fruti që ju mbron nga rrezet e diellit

Fruti që ju mbron nga rrezet e diellit

Ekspozimi i tepërt dhe i pambrojtur ndaj diellit është një nga faktorët kryesorë të plakjes së parakohshme dhe dëmtimeve të forta të lëkurës.

Aplikimi i solucioneve të duhura kundër diellit, mbajtja e kapeles dhe syzeve, janë hapi i duhur për të mbrojtur lëkurën.

Një studim i publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, ku AgroWeb.org u mbështet, provoi se rrushi mund t’ju mbrojë nga rrezet e diellit.

Çfarë e bën rrushin të ketë këtë efekt mbi lëkurën tuaj?
Arsyeja pas kësaj janë polifenolet, një familje e madhe mikronutrientësh natyralë që ofrojnë shumë përfitime shëndesore.

Polifenolet gjenden tek një rang shumë të gjerë fruash dhe perimesh, të tilla si mollët, karrotat, manaferrat dhe brokoli.

Shumë studime tregojnë se këto ushqime duke qenë se përmbajnë shumë antioksidantë dhe kanë veti anti-inframatore, mund të parandalojnë shumë sëmundje.

Si polifenolet që gjenden tek rrushi ju mbrojnë nga rrezet e diellit?
Kërkimet analizuan se deri në çfarë mase konsumi i rrushit, do të ndikonte në mbrojtjen ndaj rrezeve të diellit.

Kur ata u ekspozuan ndaj rrezeve të diellit dhe u vu re se patën shumë pak skuqje krahasuar me ata që nuk konsumuan rrush.

Përveç se do të përfitoni nga ky sekret i ri i bukurisë, do të keni shumë përfitime të tjera shëndetsore.

LEXO EDHE:

Back to top button