Fshati me 46 banorë, 30 kandidatë në zgjedhje
Fshati me 46 banorë, 30 kandidatë në zgjedhje

Fshati Ingria pranë Torinos është në pritje të zgjedhjeve lokale për të zgjedhur një qeveri të re, por një situatë e pabesueshme ka ndodhur ku pothuajse dy të tretat e fshatit kanë kandiduar në një farë mënyre. Ingria ka 46 banorë, ndërsa 26 të tjerë do të votojnë nga diaspora. Pritej një fitore e lehtë për kryebashkiakun Igor De Santis, si në katër ciklet e mëparshme zgjedhore, por Renato Poleto ndryshoi gjithçka. Këshilltari i opozitës në këshillin e këtij fshati vendosi të hyjë në garë për kryetar komune dhe për t’i bërë gjërat më komplekse ka siguruar mbështetjen e nënës së De Santis. Nëna e Igor De Santis është në listën zgjedhore të Poletës si kandidate për këshillin. Ajo hyri në listën e këshilltarëve të opozitës sepse kandiduan më shumë femra. De Santis, nëna e tij dhe Poleto janë pjesë e pothuajse dy të tretave të popullsisë së këtij fshati, i cili është në listat zgjedhore, disa për kryetar bashkie, disa për këshilltarë. Duhet theksuar gjithashtu se gjyshi i De Santis ishte kryetar bashkie për 30 vjet. /Alsat.mk