FSHF jep dritë jeshile, 30 % të stadiumit me spektatorë

Nga 1 korrik e në vazhdim, në stadiumet shqiptare do të rikthehen tifozët me 30% të kapacitetit.

Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një komunikate ka bërë me dije se duke filluar nga sot dyert e stadiumeve do të hapen për sfidën e futbollit, duke filluar nga finalet e Kategorisë Superiore U-15 në “Selman Stërmasi”, Tirana-Internacional, si dhe finalet e turneut të përfaqësueseve rajonale për grup-moshat U-14 dhe U-13, të cilat do të luhen në stadiumin “Elbasan Arena”.

Por kjo vlen edhe për skuadrat shqiptare që marrin pjesë në Kupat e Europës, të cilat poashtu mund të përcillen me 30% të kapacitetit të stadiumit, ku do të zhvillohen sfidat evropiane.

LEXO EDHE:

Back to top button