FSHF konfirmon, Gjasula mbyll karrierën te kombëtarja e Shqipërisë

Mesfushori 34-vjeçar, Klaus Gjasula ka vendosur të pensionohet nga kombëtarja e Shqipërisë pas paraqitjet së tij në Kampionatin Evropian ‘Gjermani 2024’. Kombëtarja Kuqezi ka filluar një rinovim të ekipit me disa nga lojtarët e ‘vjetër’ që veçse po konfirmojnë pensionimin e tyre me fanellën e Shqipërisë.

Pas sulmuesit Sokol Cikalleshi, edhe mesfushori Gjasula ka vendosur t’i jap fund aventurës me kombëtaren kuqezi. Është vet faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF), e cila ka konfirmuar pensionimin e Gjasulës me fanellën e kombëtares.

“Klaus Gjasula, pas Euro2024, ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja dhe FSHF e falënderon pafundësisht mesfushorin për kontributin e dhënë në fushë dhe jashtë saj. Klausi gjithmonë ka qenë një shembull në Kombëtare me angazhimin dhe sjelljen e tij. Faleminderit luftëtar!”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

LEXO EDHE:

Back to top button