FSHF me ndryshime drastike në stadiumin kombëtar “Air Albania”
Fedefrata Shqiptare e Futbollit ka mbyllur prej disa javësh stadiumin Kombëtar “Air Albania”, për arsye të ndeshjeve të kombëtares kuqezi këtë muaj. FSHF ka marrë masa dhe ndryshimi i parë është rrjeta mbrapa portave, e cila ka qenë e pranishme, po tani është zgjatur duke mbuluar komplet pjesën e tribunave prapa. Kjo masë është marrë për parandalimin e hedhjeve të sendeve në fushë sin ë të kaluarën. Për arsye të këtyre veprimeve synohet që të mos gjobitet më institucioni shqiptar i futbollit.
Në stadium do të vendosen edhe dy monitorë për rishikimin ddhe vendimet e VAR. Kjo është një risi dhe ka ardhur si pasojë e kërkesës së UEFA-s. Organi më i lartë Europian i Futbollit ka kërkuar që diçka e tillë të jetë në impiantet modern që plotësojnë kushtet për zhvillimin e ndeshjeve dhe evenimenteve si ato të kombëtareve.
Një pjesë e tribunave ishin në fazë riformatimi, pasi po i nënshtroheshin lyrjes totale. Duket se FSHF e ka marrë seriozisht mbajtjen pastër dhe mirë të impiantit modern.