FSHF zbukuron mitikun “Air Albania”: “Me plis për Berlin”

Kualifikimi historik në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2016, padyshim do të mbetet gjatë në mendjen e futbolldashësve shqiptarë, teksa jo të paktë ishin ata që gjatë gjithë kohës përdornin sloganin, “Me plis për Paris” kur kombëtarja e Shqipwrisw siguroi një vend në fazën e grupeve të kompeticionit.

Mirëpo, këtë detaj të veçantë ka vendosur ta rikujtojë dhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila në kuadër të përgatitjeve për përballjen e mbrëmjes të së enjtes ndaj Çekisë ka vendosur nga një plis në çdo stol të mitikut “Air Albania”, duke e “shndërruar” slloganin nga “Me plis për Paris”, në “Me plis për Berlin”.

Ndërkaq, kujtojmë se mbrëmjen e së enjtes, “legjionarët” e Shqipwrisw do të presin në mitikun “Air Albania”, përfaqësuesen e Çekisë, në përballje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, “Euro 2024”, sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” drejt “EURO 2024”.

LEXO EDHE:

Back to top button