Fshihen pas trazirave, Rivaldo dhe motra e Nejmarit në telashe

Ky lajm, në njëfarë mënyrë, ka tronditur opinion në Brazil në aspektin politik dhe futbollistik. Sipas disa dëshmive, ish-futbollisti brazilian, Rivaldo, dhe motra e Nejmar Jr., Rafaella Santos, fshihen pas trazirave dhe sulmeve të grushtit të shtetit pas fitores së Lula da Silvës në zgjedhjet presidenciale në Brazil.

Prokuroria i akuzon këta dy persona për financimin e këtyre tentativave për grusht shteti. Rivaldo dhe Rafaella Santos janë në qendër të hetimeve të Policisë Federale, që ka hapur dosjen për gjithçka ndodhi më 8 janar, kur Lula da Silva mori presidencën e Brazilit pas zgjedhjeve.

Ndjekësit e Jaír Bolsonaros, ish-president i Brazilit, morën pjesë në pushtimin e Dhomës së Gjelbër të Deputetëve, Gjykatës së Lartë Federale dhe Pallatit Planalto.

Shumë persona të arrestuar, pjesëmarrës në aktet vandal, kanë rrëfyer se ish-sulmuesi i Barcelonës dhe motra e Nejmar Jr. ishin disa nga personat që financuan këto tentativa për grusht shteti.

LEXO EDHE:

Back to top button