Fundjavën e ardhshme është Dasma e Galiçnikut, Birraria Shkup, 48 vjet përkrahës
Fundjavën e ardhshme është Dasma e Galiçnikut, Birraria Shkup, 48 vjet përkrahës

Për të 48-në herë me radhë fundjavën e ardhshme, përkatësisht nga 15 deri më 17 korrik do të zhvillohet dasma tradicionale e Galiçnikut.
Çifti i sivjetshëm Elena Durakovska dhe Ilço Dimitrov, janë shumë të emocionuar dhe po ashtu thonë se është nder i madh për ta që do të jenë pjesë e këtij manifestimi. Birraria e Shkupit edhe këtë vit është pjesë e Dasmës së Galiçnikut, duke vazhduar kështu partneritetin që zgjat 48 vjet.
“Në procesin e krijimit të “Skopsko-s”, si dhe në dasmën e Galiçnikut, ka pasion, dashuri dhe njohuri dhe besoj se ky do të jetë çelësi, që ajo marrëdhënie do të ruhet dhe të ekzistojë në të ardhmen”, tha Marta Zavkova, Birraria Shkup.
“Këto 10 vitet e fundit jam veshur me kostum dhe jam pjesëmarrës aktiv në të, ndaj nuk do të kem asnjë problem me zakonet, kostumin. Dhe jam shumë krenar dhe i lumtur që këtë vit unë dhe Elena jemi dhëndri dhe nusja për dasmën e galiçnikut”, u shpreh Ilço Dimitrov, Dhëndri .
“Përmes unazës të shoh, të të hyj në zemër”, theksoi Elena Durakovska, Nusja .