Fundoset anija tregtare në Egje, asnjë gjurmë nga ekuipazhi prej 14 personash

Fundoset anija tregtare në Egje, asnjë gjurmë nga ekuipazhi prej 14 personash

Një anije tregtare është mbytur gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës 4 milje detare larg ishullit të Lezbosit në Egjeun lindor.

Sipas rojës bregdetare greke, anija u godit nga stuhia që ka pushtuar Egjeun dhe brenda pak minutash u fundos.

Në zonë ka nis një operacion kërkim shpëtimi në të cilën marrin pjesë një fregatë e marinës greke, helikopterë dhe anije të rojës bregdetare greke.

Anija ishte nisur nga Egjipti dhe kishte destinacion Stambollin.

Ajo kishte ekuipazh prej 14 personash 8 egjiptianë, 4 indianë dhe 2 sirianë. Ende nuk dihet fati i ekuipazhit.

LEXO EDHE:

Back to top button