Fuqitë botërore në 2025: Cilat janë vendet më të fuqishme në botë?
Fuqitë botërore në 2025: Cilat janë vendet më të fuqishme në botë?

Forbes ka publikuar listën e vendeve më të fuqishme në botë për vitin 2025, dhe Shtetet e Bashkuara janë rikthyer në vendin e parë, ndërsa vendi i dytë shkon në Kinë. Izraeli është në pozitën e dhjetë, por surpriza më e madhe është mungesa e Indisë në dhjetëshen e parë, edhe pse është ekonomia e pestë më e madhe dhe ka ushtrinë e katërt më të madhe në botë.
Renditja është bërë nga US News & World Report dhe bazohet në pesë kritere kryesore: lidershipi, ndikimi ekonomik, fuqia politike, aleancat ndërkombëtare dhe fuqia ushtarake. Metodologjia u zhvillua nga BAV Group në bashkëpunim me studiues nga Shkolla Wharton në Universitetin e Pensilvanisë.
Pozicioni i Indisë në vendin e 12-të ka ngjallur debate, veçanërisht duke pasur parasysh fuqinë e saj ekonomike dhe ushtarake. Për sa i përket PBB-së globale, India renditet e pesta, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara, Kinës, Gjermanisë dhe Japonisë.
1. SHBA – 30.34 trilion dollarë GDP, 334 milionë banorë
4. Mbretëria e Bashkuar – 3.73 trilion dollarë PBB, 67 milionë banorë
5. Gjermania – 4.92 trilionë dollarë GDP, 83 milionë banorë
6. Koreja e Jugut – 1.95 trilion dollarë GDP, 51 milionë banorë
7. Franca – 3.28 trilionë dollarë GDP, 67 milionë banorë
10. Izraeli – 550.91 miliardë dollarë GDP, 9 milionë banorë