Furlani: Pozita e Stefano Piolit te Milani është solide

Drejtori ekzekutiv i Milanit,Xhiorxhio Furlani, bëri një bilanc për të ardhmen e Stefano Piolit.
“Ai është vetëm një nga pesë trajnerët që ka arritur 100 fitore me Milanin. Ekziston një marrëdhënie fenomenale mes tij, drejtuesve dhe klubit, prandaj mund të konfirmoj se pozicioni i tij është solid”.
Drejtori kuqezi foli edhe për rinovimet e Zhirus dhe Manjanit
“Oliveri po bën shumë mirë, ndoshta është pak herët, por ne të gjithë i dimë paraqitjet e tij. Nëse dëshiron të qëndrojë te Milani, dera është e hapur. Manjan është një nga portierët më të mirë në botë, ka kontratë edhe për 2 vite e gjysmë. Shpresojmë të mbetet me ne për një kohë të gjatë”.
Duke folur për “Sky Sport”, Furlani ngriti alarmin për të ardhmen e futbollit Italian.
“Në Itali, futbolli nuk trajtohet si një industri, kështu që ne nuk jemi në gjendje të jemi konkurrues në nivel evropian. Ne e humbëm betejën për ‘Dekretin e Rritjes’, por ka rregulla dhe ligje të tjera që na vënë në disavantazh krahasuar me pjesën tjetër të Evropës. Pa punuar si sistem, nuk do të mund të kthehemi kurrë në majat e Evropës. Ky është realiteti i trishtuar”.