Fury po i rikthehet boksit

Fury po i rikthehet boksit

Turki Alalshikh, kreu i boksit në Arabinë Saudite, njoftoi se Tyson “Gypsy King” Fury është rikthyer dhe pritet të luftojë përsëri në sezonin boksit të Riadit në vitin 2026

Fury, pas dy humbjeve radhazi nga Oleksandr Usyk, me vendim të ndarë në maj 2024 dhe vendim unanim në dhjetor 2024 ishte tërhequr nga sporti në janar 2025.

Alalshikh e konfirmoi se Fury “i dha fjalën” se do të kthehet për “një trilogji” me Usyk.

Fury ka deklaruar se do të kthehet vetëm për këtë duel të tretë, të zhvillohet në Angli për një “rezultat të drejtë”

.Ndërkohë, Usyk po përgatitet për rivendosjen e titujve kundër Daniel Dubois më 19 korrik në Wembley

Pas atij dueli, pritet të qartësohet data e saktë se kur do të zhvillohet trilogjia e pritur mes Fury-t dhe Usyk-ut.

LEXO EDHE:

Back to top button