Fustal: Java e 18, pa befasi për kreun e renditjes

Në fundjavë janë zhvilluar përballjet e javës ë 18-të në futsallin elitar të Maqedonisë. Kampioni aktual, Futsal Shkupi mundi Velesin me 10-3, ku Ceka shënoi 3 gola, Levevski shtoi 2, ndërsa nga një gola shënuan Agushi, Gligorov, Fazliu, Sotirovski dhe Dimovski. Lideri aktual, CK Proekt, me 11-0 , në transfertë mundi skuadrën e Kegi Mobi, ndërsa Arben Bajrami me 6-2 mundi skuadrën e Zhelezarecit, në prag të përballjes derbi me Shkupin.
Në sfidat e tjera, Astibo në transfertë mundi Karadakun, Crna Reka shënoi fitore në Kratovë me 10-8, ndërsa Juventusi, poashtu në transfertë, me 9-1 mundi skuadrën Mal Ajaks. Tani pason një periudhë e pauzës në futsallin vendor, për shkak të sfidave eliminatore të Maqedonisë ndaj BeH dhe Rumanisë.
Në renditje tabelare, në vendin e parë qëndron CK Proekt me 50 pikë dhe asnjë disfatë, para Arben Bajramit me 49 dhe Futsal Shkupit me 47 pikë.