Fustal Shkupi “demolon” skuadrën e “Mal Ajaks” me 12-1

Futsal Shkupi pas dy ndeshjeve pa fitore, ka “demoluar” skuadrën e “Mal Ajaks”, duke e mundur me 12-1. Pjesa e parë nuk dha shenja për një dominim kaq të plotë pasi u mbyll në shifrat 3-0. Mirëpo në vazhdim ishte një storje tjetër.

Vendasit vazhduan me gola dhe ngritën epërsinë, për të marë përgjigje nga “Mall Ajaksi” që zbuti epërsin në 4-1, Megjithatë kjo ishte e tëra që bënë mysafirët nga Shtipi, pasi më pas në skenë doli Erkan Seferi, duke realizuar dy gola të shpejtë për 6:1. Zoran Leveski në minutën e 31-të shënoi golin e tretë personal në këtë përballje, duke shënuar për 7:1, ndërkohë Nikolla Dimovski 4 minuta më pas shënoi edhe golin e 8-të për Futsal Shkupin. Brenda dy minutave Erkan Seferi shënoi edhe dy gola të tjerë për rezultat 10:1, ndërkohë dy golat e fundit që u shënuan brenda pak sekondave në minutën e 39-të, ishin pjesë e Dragan Petroviç dhe Bejtulla Jakupit.

Në fund fitore më se e merituar për ekipin e Zoran Lekiq, që në këtë mënyrë regjistroi edhe fitoren e 7-të kampionale, ku edhe këtë vit pretendon titullin e kampionit, pavarësisht se për momentin ka 5 pikë më pak se kryesuesit e KMF Proekt Ciko.

LEXO EDHE:

Back to top button