Fustal Shkupi gati për përballjen evropiane

Skuadra e Futsal Shkupit ka kryer pëgatitje për sfidën e radhës në garat evropiane, kur takohet me Blu Mexhik Dablin. Lajm i mirë është se asnjë prej loјtarëve të skuadrës Futsal Shkupi nuk ka rezultuar pozitiv, ashtu që ndeshjen e raundit të parë të Ligës së Kampionëve do të zhvillojnë me formacion të plotë. Ndërkohë UEFA ka caktuar arbitrat  për këtë sfidë, ku dyshja Zhulien Lang dhe Orelien Uzan, do të jenë arbitrat kryesor, ndërsa Josip Barton nga Maqedonia, do të jetë arbitri I tretë. Mysafirët nga Irlanda, pasi zhvilluan stërvitjet në Maqedoni, besojnë se mund të arkëtojnë fitoren në Shkup.

Adam Kovalluk, trajner Blu Magic Fc Dublin

 

 

Nuk ka lëndime pas seancave stërvitore dhe kjo është me mjaftë rëndësi për ne. Shpresojë se në këto stërvitje nuk do të kemi lëndime dhe të gjithë do të jenë të gatshëm për të luajtur dhe do të mund të tregojmë formë të të mirë të futsallit, këtu në Maqedoni. “

 

Sfida Futsal Shkupi-Blu Mexhik Dablin, do të zhvillohet të dielën, në orën 19.45, në palestrën sportive “Boris Trajkovski”.

LEXO EDHE:

Back to top button