Fustal Shkupi, më 9 dhjetor mëson kundërshtarin

Skuadra e Fustal Shkupit, më 9 dhjetor do të mësojë emrin e skuadrës kundërshtare, në kuadër të 1/16 së Ligës së Kampionëve. Hedhja e shortit do të zhvillohet në Nion të Zvicrës, ndërsa skuadra e Futsal Shkupit do të jetë në mesin e skuadrave jo bartëse.

Në mesin e skuadrave kundërshtare mund të jenë edhe favoritët si Barcelona, Sportingu, Benfika, Kairati dhe skuadrat e tjera që kanë koeficient më të lartë nga kampioni i Maqedonisë.

 

Kujtojmë se ditë më parë, Fustal Shkupi mundi skuadrën irlandeze të Blu Mexhik Dablin me 3-0. Erkan Saferi hapi rezultatin nga pika e bardhë, ndërsa Soares me autogol dyfishoi shifrat në 2-0, para se Eljasa Neziri të vulos fitoren me gol në sekondat e fundit të takimit, të zhvilluar në palestrën “Boris Trajkovski”.

LEXO EDHE:

Back to top button