Futbollistët brazilian ndalohen që të luajnë në Premier Ligë!

Alison Beker, Fabinjo, Roberto Firminjo, Gabriel Zhesus, Ederson dhe Fred, nuk do të jenë të gatshëm këtë fundjavë për klubet e tyre përkatëse në Premier Ligë. Liverpuli, Man. Siti dhe Man. Junajted do të jenë pa disa nga yjet e tyre këtë fundjavë, pasi raportet mes klubeve angleze dhe Federatës së Brazilit kanë eskaluar.

FIFA ka informuar klubet se rregulli “pesë-ditorë” është aktivizuar nga Federata e Brazilit, duke ua ndaluar tetë lojtarëve nga pesë klube të ndryshme të paraqiten këtë fundjavë.

Treshja e Liverpulit, Alison Bekker, Fabinjo dhe Roberto Firminjo përfshihen këtu, së bashku me dyshen e Man. Sitit, Gabriel Zhesus dhe Ederson, mesfushorin e Man. Junajted, Fred dhe yllin e Lidsit, Rafinja.

Nëse klubet në fjalë dështojnë të bashkëpunojnë në bazë të kësaj rregulle është bërë e ditur që do të pasojnë ndëshkime, ku një ndër to do të jetë edhe mbyllja e ndeshjes dhe pikët shkojnë te kundërshtari i tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button