Futbollistët e Interit zgjohen në 4 të mëngjesit … me fizhekzjare !

Interin e pret një ndeshje vendimtare në Ligën e Kampionëve ndaj Borusia Mynshengladbahut. “Zikaltërit” janë me një “këmbë jashtë” kompeticionit, mirëpo do të besojnë deri në fund dhe një trepikësh sot mund t’i rifusë sërish në lojë. Por, nga ana tjetër edhe gjermanët janë shumë pranë kualifikimit dhe një fitore apo barazim sot, do të ishte hap i madh për t’u kualifikuar nga ky grup ku është edhe Reali me Shaktarin.
Nisur nga ky fakt, tifozët e Gladbah kanë menduar për një “surprizë” të pakëndshme për Interin, teksa në orën katër të mëngjesit janë grumbulluar para hotelit të italianëve duke hedhur fishekzjarre. Një zgjim i herët dhe i bezdisshëm për djemtë e trajnerit Antonio Konte. Kështu, tifozët gjermanë duke qenë se nuk mund të jenë në stadium, zgjodhën këtë formë për të stepur kundërshtarët, të cilët shpresojnë t’ia kthejnë këtë “surprizë” në fushë gjermanëve.