Futbollistët e Maqedonisë shijojnë terrrenin në Torshavn

Përfaqësueja e Maqedonisë në futboll, është akomoduar në Torshavn të Ishujve Faroe, ndërsa dje, ka zhvilluar edhe një seancë stërvitore në terrenin me fushë artificiale, aty ku do të nis ciklin e ri të Ligës së Kombeve. Futbollistët kishin mundësi që të shohin se në çfarë sipërfaqeje do të luajnë kundër kombëtares së Ishujve Faroe.

Rrisi është se trajneri Blagoja Milevski i ka dërguar thirrje shtesë Mario Ilievskit, anëtarit të Maqedonisë U21, i cili u mund nga Holanda me 5-0. Për Ilievskin kjo është ftesa e parë te seniorët e Maqedonisë, pasi që ditë më parë u konfirmuar mungesa përmes lëndimit të Aleksandar Trajkovski dhe Milan Ristovski, të cilët nuk do të paraqiten ndaj Ishujve Faroe dhe Armenisë.

LEXO EDHE:

Back to top button