Futbollistët kundër FIFA-s: Ndaloni Botërorin e ri për klube ose…

Problemet e para kanë lindur për Botërorin e ri të klubeve me 32 ekipe, i cili do të debutojë në Amerikë në vitin 2025, ku do të marrin pjesë 12 ekipe nga Europa. Sindikata ndërkombëtare e futbollistëve, Fifpro, dhe organizata e Ligave Botërore në fakt kanë kërcënuar me veprime ligjore kundër FIFA-s nëse turneu do të luhej sipas planeve të shpallura.

Të dyja organizatat i dërguan një letër të përbashkët organit më të lartë të futbollit botëror, FIFA, për të kërkuar ricaktimin e eventit të planifikuar tashmë për në qershor 2025, duke nënvizuar gjithashtu se kishin përdorur këshilla ligjore për të mbështetur kërkesën.

Sipas “The Times”, Fifpro dhe Ëorld Leagues kanë theksuar “ngopjen” e kalendarit të FIFA-s, krijimin e “dëmtimit ekonomik” në ligat kombëtare dhe “rreziqet e rëndësishme të lëndimeve për futbollistët”. Janë shtuar edhe akuzat ndaj FIFA-s për marrjen e vendimeve vetëm interesat e saj komerciale.

Ndaj i kërkohet FIFA-s një riplanifikim i Botërorit të klubeve në mbledhjen e saj në Bangkok, javën e ardhshme, duke rihapur më pas diskutimet për kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare. Por kjo nuk është e gjitha. FIFpro dhe Ëorld Leagues po kërkojnë edhe anulimin e Kupës së vjetër të Botës për klube të riemëruar “Kupa Ndërkontinentale”.

“Nëse FIFA refuzon zyrtarisht të angazhohet për zgjidhjen e çështjeve në këshillin e saj të ardhshëm, ne do të jemi të detyruar t’i këshillojmë anëtarët tanë për opsionet në dispozicion të tyre, si individualisht ashtu edhe kolektivisht, për të mbrojtur në mënyrë proaktive interesat e tyre”, thuhet në letrën dërguar presidentit të FIFA-s, Xhiani Infantino.

LEXO EDHE:

Back to top button