Futbollistet, me 3 ndeshjet më të ndjekura në Evropë!

Tre ndeshjet me më shumë spektatorë në tribunat e stadiumit për vitin 2022, janë nga futbolli në konkurencën e femrave në Evropë. Rekordin e mban ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, mes Barcelonës dhe Volfsburgut me 91 mijë e 648 tifozë, ndërsa vetëm 95 spektatorë më pak ishin në çerekfinalen mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Ditë më parë Anglia mposhti Gjermaninë 2-1 dhe fitoi trofeun e parë të madh në konkurrencën e femrave. Ndeshja në stadiumin ”Umbli” u ndoq nga 87 mijë e 192 shikues, që është një rekord i ri për kampionatet kontinentale, kështu që tani tre ndeshjet më të ndjekura në Evropë në vitin 2022 janë në konkurrencën e femrave!
Futbollistët mund të tejkalojnë këtë rekord me finalen e FA Kupës në Angli dhe ndeshjet e Real Madridit, pasi stadium “Santiago Bernabeu” të rinovohet plotësisht.