Futbollistët me plot optimizëm në stërvitjen dytë, mungon Pandevi

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll zhvilloi stërvitjen e dytë në kompleksin e stërvitjeve të skuadrës holandeze Ajaks. Tani trajneri Igor Angellovski ka në dispozicion komplet grupin e futbollistëve dhe të gjithë kryen me plot sukses të gjitha obligimet që ishin dhënë nga stafi teknik. Futbollistët me plot optimizëm presin këtë sfidë duke ditur se Holanda është e kualifikuar në raundin e dytë dhe se nuk do të harxhojë forcat për sfidën e fundit në Grupin C. Ajo që bie në sy është mungesa e Goran Pandevit në stërvitjen e sotshme, ndërsa arsye për një gjë të tillë është se kapiteni i Maqedonisë është ankuar për dhimbje.