Futbollisti gëlltit një bletë në stërvitje dhe përfundon në spital!

Një fatkeqësi jashtëzakonisht e keqe për Havi Serrano, mesfushorin 20-vjeçar të Shturm Graz (i huazuar nga Atletiko Madrid), në prag të debutimit të skuadrës austriake në Ligwn Europa kundër Sporting Lisbona.

I riu spanjoll ka mbetur në shok, pasi ka gëlltitur një bletë teksa stërvitej me shokët e skuadrës, teksa përgatitej për ndeshjen e mbrëmjes së sotme. Serrano u trajtua menjëherë me qese akulli për të parandaluar ënjtjen e qafës, përpara se të shkonte me shpejtësi në spital.

Në spital, fatmirësisht zbuluan se futbollisti nuk ishte alergjik ndaj bletëve. Në çdo rast, për të qenë në anën e sigurt, Serranos iu dha kortizon për të shmangur pasoja të tjera. Logjikisht, lojtari nuk u përfshi në listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen kundër Sportingut të Lisbonës, këtë mbrëmje.

LEXO EDHE:

Back to top button