Futbollisti i Sautemptonit ndëshkohet me një nga kartonët e kuq më të pazakontë

Sfida në mes Sautemptonit dhe Çellsit në Premier Ligë, ka regjistruar një episod shumë të veçantë para fundit të pjesës së parë.

Londinezët po dominonin sfidën dhe kontrollonin gjithçka me avantazhin 3-1, kur gjyqtari kryesor u ftua nga VAR-i të shihte disa pamje për një incident mes kapitenit të vendasve, Xhek Stefens dhe futbollistit të Çellsit, Mark Kukureja.

https://streamin.one/v/d7566a8c

Stefens, në një tentativë për të ndalur lojtarin kundërshtar, tërhoqi nga flokët këtë të fundit. Një veprim që i shpëtoi gjyqtarit, por jo VAR-it, që këshilloi kryesorin i cili nuk hezitoi t’i tregonte kapitenit të vendasve të kuqin, për sjellje josportive duke ia bërë shumë më të thjeshtë ndeshjen Çelsit që e fitoi me rezultatin 5-1.

LEXO EDHE:

Back to top button