Futbollisti me orgjinë shqiptare, kampion Europe me Italinë

Italia u shpall kampione e Europës për moshën U19, teksa “axurrët” mposhtën në finale me shifrat 0-1, Portugalinë. Pjesë e kombëtares së Italisw U19 është edhe Luis Hasa, futbollisti 19-vjeçar me origjinë shqiptare. Mesfushori rezultoi një nga elementët më të rëndësishëm për Italinë në rrugëtimin drejt titullit kampion, teksa në finale Hasa dhuroi asistin për golin e vetëm të ndeshjes, ndërsa në këtë kompeticion në total shënoi një gol dhe katër asiste.
Hasa, pjesë e të rinjve të Juventus, shprehet se ëndërron të luaj me ekipin e parë të “bardhezinjve” në Serie A, ndërsa kërkoi të ndaleshin krahasimet me Alesandro Del Pieron.
“Ëndrra ime më e madhe është të luaj në Serie A me Juventusin. Ky është qëllim im kryesor, Juventus është familja ime e dytë dhe është një nga gjërat më të bukura të jem pjesë e tyre. Shpresoj që një ditë të debutoj me atë fanellë. Idhulli im është Cristiano Ronaldo dhe kur ishte te Juventus, në një nga festat e organizuara për Krishtlindje patëm mundësi të bënim foto me të. Isha shumë i emocionuar,” u shpreh 19-vjeçari me origjinë shqiptare.