Futbollisti shqiptar futet në historinë e Dinamos së Zagrebit

Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, është bërë lojtari i dytë me më shumw paraqitje te skuadra e Dinamos së Zagrebit.

Këtë statistikë Ademi e regjistroi në triumfin 0-1 ndaj Varazhdinit. Mesfushori u aktivizua në minutën e 85-të të sfidës. Me këtë paraqitje Ademi ka arritur të regjistrojë 400 ndeshje me fanellën e gjigantit kroat. Para tij në listë është vetëm ish-portieri Drazhen Ladiç me 468 paraqitje.

32-vjeçari u transferua te Dinamo në vitin 2010 si lojtar i lirë nga Shibeniku dhe gjatë kësaj periudhe Ademi fitoi 12 tituj kampioni me Dinamon e Zagrebit.

LEXO EDHE:

Back to top button