Futbollisti shqiptarë vazhdon me gola në Champions

Futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni, nuk ka të ndaluar në garat kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Pas het-trik-ut kundër Prishtinës, Uzuni ndihmoi me gol Ferencvaroshin, për të mposhtur me rezultat 2:0 skuadrën e Zhalgirisit nga Lituania, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve. Uzuni shënoi në minutën e 25-të e Nguen në atë të 39-të.
Mrëpo Uzunin nuk e përcolli fatin që të realizoi edhe golin e dytë, duke dështuar nga penalltia në minutën e 90+2. Kampioni hungarez shënoi fitore të madhe dhe është afër rrethi tjetër të Ligës së Kampionëve.