Futsal Forca mundet edhe nga Banjica e Serbisë

Kampioni i Maqedonisë në futsal, skuadra e Forcës, pësoi disfatën e dytë në turneun e raundit të dytë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve në Futsal, i cili aktualisht po zhvillohet në Beograd.
Skuadra nga Kumanova, mbrëmë u mund nga skuadra e Banjicës me rezultat 2-1. Edhe pse avancuar të parët me Kërstevskin, skuadra e Forcës në fund u mund nga skuadra serbe, e cila arkëtoi 3 pikë, me 2 golat e Peshiçit.
Ditë më pare, Forca pësoi disfatë nga Riga e Letonisë me 5-1, ndërsa të shtunën e zhvillon sfidën e fundit, kur takohet me holandezët e “Toigers Roermands”-it.